.
×

Presidenti Thaçi nënshkruan marrëveshje në Samitin e BE-së



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të BE, në konsultim me partnerët nga Ballkani Perëndimor, sot miratuan Deklaratën e Sofjes në 17 pika.

Aty përsëritet mbështetja e qartë ndaj perspektivës evropiane të rajonit dhe përvijohen detyrat dhe parimet që palët duhet të përmbushin gjatë procesit të integrimeve evropiane,
Ndërsa ka hedhur firmën e tij në këtë ditë të cilën e konsideron historike për Kosovën, edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me homologët e tij të pranishëm.

BE mbështet përkushtimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin reciprok.

“Kjo përfshin, në veçanti, gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve definitive, gjithëpërfshirëse dhe detyruese ndaj mosmarrëveshjeve të tyre dypalëshe, të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, si dhe përpjekje të mëtejshme për pajtim”, thuhet ndër tjera në Deklaratë.