[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Presidenti turk Erdogan e pret Thaçin në “konak”



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar për një vizitë në shtetin e Turqisë, ku është takuar me presidentin Turk, Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti i Turqisë ka pritur në “konak” presidenti e Kosovës, Hashim Thaçin, ku së bashku kanë ngrënë mëngjese.

I shoqëruar nga presidenten Thaçi është edhe lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli. Nuk është bërë e qartë se cila është qëllimi i vizitës së Thaçit dhe Pacollit në Turqi. Ndërsa dihet se shteti turk është në një marrëdhënie të tensionuar me shtetin e Greqisë.

Ndërsa, duhet theksuar se ditë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris./gazetametro.net

 

Menu Title