.
×

Prezantohet telefoni inteligjent Ubik Uno



Është hedhur në treg një telefon i ri inteligjent nga një kompani jo shumë e njohur. Telefoni inteligjent Ubik Uno është krijuar nga një kompani nga Majami me të njëjtin emër.

Uno ka kasa prej metali dhe anësore shumë të holla. Telefoni përmban procesorin MediaTek MT6795 me tetë bërthama me shpejtësi 2.2GHz, 3GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme (e cila mund të zgjerohet deri në 64GB nëpërmjet kartës microSD), ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë IPS dhe sistemin operativ Android 5.1.1 Lollipop.

Ubik Uno.

Telefoni ka kamerë të pasme 20 megapikselë me hapje f/2.2, e cila mund të regjistrojë video me rezolucion 4K me shpejtësi 30 pamje në sekondë, 1080 pikselë me shpejtësi 60 pamje në sekondë, dhe 720 pikselë me shpejtësi 120 pamje në sekondë. Kamera frontale është 8 megapikselë. Telefoni ofron lidhjet Bluetooth 4.0, NFC, 4G LTE. Ubik Uno do të shitet për 345 dollarë.