[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Proces gjyqësor për grabitjen e 3 Eurove dhe telefonit



Prokuroria e Prishtinës pretendon se i ka rënë në fije se kush kreu njërën nga grabitjet e vogla në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

25 vjeçari Muhamet Zeqiri akuzohet se nën kërcënimin e thikës kishe grabitur nga një qytetarë 3 euro dhe një telefon.

Ngjarja sipas prokurorisë kishte ndodhur mbrëmjen e 9 janarit 2014.

“Në shoqërinë e personit NN duke përdorur forcën dhe thikën i kishin grabitur të dëmtuarit Shkëlzen Plakolli telefonin ‘’LG-E 610’’ në vlerë 160 euro dhe kuletën e xhepit me 3 euro” thuhet në aktakuzë.

Zeqiri nuk ka pranuar fajësinë para gjykatës ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër gjatë muajit tetor.

Menu Title