.
×

Prokuroria interviston personat që ishin të pranishëm gjatë hapjes së kutive me vota nga Serbia



Prokuroia ka intervistuar të gjithë vëzhguesit dhe zyrtarët e KQZ’së të cilët kanë qenë sot të pranishëm, në kohën e incidentit ku dyshohet se u helmuan mbi 20 persona.

Këtë e ka bërë të ditur Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve.

“Vëzhguesit  dhe zyrtarët të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë hapjes së zarfeve, janë duke u intervistuar në vendin e ngjarjes nga Prokuroria”, u ka thënë ai gazetarëve.

Ndërkaq më herët u bë e ditur nga QKUK se në Klinikën Infektive sot janë lajmëruar 9 pacientë që dyshohet se janë helmuar nga kutitë e votimit që kanë ardhur nga Serbia në Qendrën e verifikimit të votave.

Kujtojmë se mbi 20 persona kanë pasur alergji në duar dhe në fytyrë, sot pasi hapën zarfet me votat që erdhen nga Serbia./gazetametro.net