[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Prokuroria jep detaje rreth rastit të 17-vjeçares në Gjilan



Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata që tre të dyshuarve për dhunimin e një 17-vjeçarje, në fshatin Selishtë, t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit S.I., A.A. dhe S.L., më 23 shkurt 2020, rreth orës 18, në bashkëkryerje, kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 17 vjeçare, ashtu që në shtëpinë e pa banuar të familjes së të dyshuarit S.L. në fshatin Selishtë, kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa, “i dyshuari S.L., kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe një natë më parë me të njëjtën”.

Sipas Prokurorisë, në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër i dyshuar, i cili për momentin gjendet në arrati.

“Të njëjtit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 27 shkurt 2020, ndërsa sot pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në komunikatë.

Menu Title