.
×

Prokurorisë kosovare i rrjedhin mesazhet e dashurisë (Video)



Një hulumtim i kryer nga emisioni Drejtësia në Kosovë ka zbuluar një skandal të ri të rrjedhjes së informacioneve konfidenciale nga dosjet e prokurorisë.

Hulumtimi i kryer në mes muajve qershor dhe shtator ka zbuluar se tabulatetet e mesazheve ku një grua shkëmben mesazhe dashurie me një fqinj janë printuar dhe i kanë rënë në dorë ish burrit të saj.

Bëhet fjalë ëpr një dosje shumëfaqëshe e cila përmban mesazhe me të cilat pretendohet se ish gruaja kishte lënë takime me fqiun dhe kishin shkëmbyer mesazhe të dashurisë.

Ky i fundit ka rrëfyer për Drejtësia në Kosovës se kishte pasur dyshime se guraja e kishte tradhtuar dhe për ta vërtetuar këtë, njëri nga avokatët e tij i kishte marrë nga dosjet e prokurorisë së Gjakovës mesazhet ku ish gruaja komunikonte me fqiun.

Kryeprokurorja Shpresa Bakia ka mohuar çdo mundësi që mesazhet të kenë dalë nga zyra e saj.

Megjithatë Bakia ka pranuar se numri i telefonit të gruas ishte nën përgjim të prokurorisë dhe se komunikimet e saj janë të printuara dhe ruhen në prokurorinë e Gjakovës.

Bakia është zotuar se do të nisë hetime për të zbardhur se kush janë përgjegjësit e kësaj rrjedhje të informacionit.

Rrëfimin e plotë për këtë ngjarje mund ta ndiqi të dielën nga ora 21 në emisionin Drejtësia në Kosovë.