.
×

Propagand: Gjysma e qytetarëve të Serbisë mendon se Rusia është ushtarakisht më e fuqishme se ShBA-të



Hyrjen në BE tash për tash do ta përkrahnin vetëm 47 për qind e qytetarëve të Serbisë Serbia, sipas vlerësimit të 60 për qind të qytetarëve të saj, duhet të mbetet ushtarakisht neutale dhe se, si edhe deri tash, vetë të kujdeset për sigurinë e saj, deri sa 30 për qind të qytetarëve sigurinë e vendit e sheh në afrinë ndaj Rusisë, është rezultat i hulumtimit, të cilin e ka bërë Qendra për studime euroatlantike (CEAS) në bashkëpunim me CESID-in.

Mediet citojnë kryetaren e Qendrës Jelena Milic, të ketë thënë se vetëm shtatë për qin të të anketuarve mendojnë se për mbrojtjen e sigurisë së brendshme e të jashtme për Serbinë është më së miri të afrohet e të bashkëpunojë me ShBA-të e NATO-n, transmeron GazetaMetro.net.

Sipas fjelëve të saj, për hyrje në NATO, sipas hulumtimit, nëse tash do të shpallej referendimi, do të sihin 11 për qind e aytetarëve, deri sa 68 për qind prej tyre do të ishin kundër.

Sipas vlerësimit të 47 për qind të të anketuarve, të cilët janë deklaruar se do të dilnin në referendum, shkaku kryesor qëndron në bombardimin e Serbisë.

Po ashtu, ajo ka tërhequr vërejtjen edhe për “narativin e rrezikshëm” mbi bombardimin si shkak të sëmundjeve të rënda në Serbi, të cilit ajo ka thënë se është dashur t’i ndalet rruga.

Sipas saj, e dhëna më frapante është se 49 për qind e ëytarëve mendojnë se Rusia është më e fuqishme ushtarakisht se ShBA-të.

Milic ka tërhequr vërejtjen se Rusia e Kina mund ta përdorin vitin e ardhshëm, kur shënohet 20 vjetori i bombardimit të ish-RFJ-së për propagandë për interesa të tyre.

Rreth dialogut të Kosovës e Serbisë, 67 për qind e qytetarëve mendojnë se në marrëdhëniet ndërkombëtare është e rëndësishme mbështetja e ShBA-ve, ndërsa 89 për qind e Rusisë.

Hyrjen në BE tash për tash do ta përkrahnin vetëm 47 për qind e qytetarëve të Serbisë.