.
×

Propaganda e Hashim Thaçit për Ushtrinë kalon në nivele të gërditshme



Presidenti Hashim Thaci ka provuar që me çdo kusht të marrë merita për formimin e ushtrisë, pasi në Kuvend u miratuan tri projektligjet për transformimin e FSK’së. Ai ka shpërndarë një video ku e bën vetën protagonist në procesin e formimit të ushtrisë, me një iniciativë të dështuar që e ka pasur vitin e kaluar, prej të cilët u detyrua të kthehej prapa

Presidenti Thaci duket se ishte përgatitur se si të propagandonte edhe pasi deputetët të votonin projektligjet për transformimin e FSK’së në ushtri, në të cilët nuk kishte dorë ai. Thaci kishte bërë gati një video me pamje ku ai vitin e kaluar ka proceduar në Kuvend projektligjin e dështuar të ushtrisë.

Ai projektligj nuk kishte arritur as të dalë në votim, pas reagimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk e përkrahnin formimin e ushtrisë me ndryshime ligjore.

Ishte kthyer prapa edhe pse Thaçi pati thënë se nëse nuk e çon deri në fund formimin e ushtrisë, do të jepte dorëheqje.

Mirëpo ai dështim nuk e ka penguar Presidentin Thaci që të provoj të marrë merita sot pasi 100 deputetë votuan pro tri projektligjeve për ushtrinë.

Tri projektligjet për ushtrinë u votuan vetëm pas takimit që kishte kryeministri Ramush Haradinaj me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Haradinaj pohon të ketë marrë ‘bekimin’ e SHBA’së për ta cuar para transformimin e FSK’së në ushtri, transmeton Botapress.info