.
×

Protesta, nëse nuk merren masa ndaj plagjiaturave të profesorëve të UP-së



Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ,Drejtori Ekzekutiv Rron Gjinovci nga kjo organizatë përmendi përsëri çështjen e avancimit të profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, për të cilat kërkohet nga Rektorati të formojë komision hetimor me pjesëmarrje ndërkombëtare, transmeton Botapress.info 

Ai përmendi me emra konkretë avancimet e profesorëve, të cilët, sipas tij, kanë publikuar artikuj në revista të pretenduara shkencore dhe megjithatë kanë arritur të avancohen, transmeton Botapress.info

“Në mbledhjen e datës 23 korrik 2018, Senati vendosi pozitivisht për avancimin e Ahmet Shalës, Ramë Likajt, Azem Kyçuku, Mirlind Brucit, Naser Lajqit, Nexhat Qehajës, Rexhep Selimajt dhe Xhevat Berishës, edhe pse të njëjtit kanë publikuar 5 deri 19 artikuj në revista të pretenduara shkencore gjatë periudhës 2017-2018 të cilat ndjekin praktika mashtruese të botimit”, tha Rron Gjinovci nga ORCA, transmeton Botapress.info

“Pavarësisht se ORCA u ka dërguar senatorëve vlerësimin për punimet e këtyre kandidatëve nga Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike. Pavarësisht bërjes publike të të gjeturave të analizës së ORCA-s, pavarësisht aksionit simbolik të datës 19 korrik 2018 para Rektoratit, ku i është bërë thirrje Senatit që të mbrojë cilësinë, të njëjtit janë avancuar nga profesorë të asocuar në profesorë të rregullt”.

Kërkesat e ORCA-s drejtuar rektorit Dema janë: Krijimi i një komisioni të veçantë me pjesëmarrje ndërkombëtare për ta hetuar rastin në fjalë; Adresimi i gjetjeve të komisionit me pjesëmarrje ndërkombëtare në Këshillin e Etikës; T’i rekomandohet Senatit heqja e titullit të profesorit të rregullt këtyre profesorëve për shkak të praktikës joetike, kondorm nenit 134 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, transmeton Botapress.info

Ndërkaq Shkelzen Gashi nga organizata “Admovere” bëri të ditur se kërkesat e kësaj organizate drejtuar rektorit Dema kanë të bëjnë me çështjen e plagjiaturave të profesorëve të UP-së, transmeton Botapress.info “Nga gjithsej 16 pjesëtarë të stafit akademik të UP-së, të cilëve u janë shpalosur plagjiaturat në media, shumica nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj akuzave, transmeton Botapress.info

Prej këtyre 16 rasteve, vetëm tre janë suspenduar nga procesi mësimor, mirëpo që të tre më pas janë kthyer”.Kërkesat e organizatës “Admovere” janë: Krijimi i një komisioni të veçantë me pjesëmarrje ndërkombëtare për hetimin e rasteve të plagjiaturave të publikuara ndër vite në media; Adresimi i gjetjeve të komisionit me pjesëmarrje ndërkombëtare në Këshillin e Etikës; T’i rekomandohen Senatit masat që duhet ndërmarrë ndaj këtyre profesorëve, transmeton Botapress.info

Po ashtu për Botapress u  tha se nëse nuk do të mirren masa do të protestohet si në vitin 2014 për ta larguar Rektorin