.
×

Protesta tjetër në Serbi, kësaj radhe proteston rinia



Lëvizja Rinore e Nishit ka organizuar një protestë kundër gjendjes aktuale që po mbretëron në Serbi. “Ndaloni terrorin” ishte njëri nga mesazhet në protestë, transmeton Indeksonline.

Protesta filloi me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së hekurudhës. Rinia serbe kërkoi që të shkarkohet ministri i Ndërtimit dhe Transportit, Zorana Mihajlovic dhe kryetari i komunës së Nishit, Darko Bullatoviq.

Tutje ata kërkuan që të lirohen mediat dhe krijimi i shërbimeve të pavarura në Nishi. “Na jep përsëri aeroportin” ishte kënga e lëvizjes rinore para komunës.

Një protestë tjetër është planifikuar të premten tjetër. Ndërsa nesër në Beograd pritet që të vazhdojnë protestat opozitare.