.
×

Protestë e punëtorëve të kompanisë “PCD.Inc” kundër ndryshimit të Ligjit për qira (Video)



Brooklin, 16 Maj Rreth 60 punëtorë të kompanisë së ndërtimit “Prishtina Construction Desing.Inc” me pronar Flamur Prishtina protestuan sot në rrugën në Crown Heights në Brooklin. Kjo protestë erdhi si reagim për të kundërshtuar propozimet e ndryshimit të Ligjit për rentën që vijnë nga senatori shtetëror i Manhatanit Brian Kavanaugh, i cili po kërkon të ndryshojë Ligjin për rentën në shtetin e Nju Jorkut.
Protestuesit, punëtorë profesionalë të kompanisë “PCD Prishtina dhe të disa kompanive të tjera ndërtimore mbanin në duar pankarta në të cilat shkruhej: “Senator, my job matters”, “I need my job” , “I want to work”, “My job pay my rent” , “Senator, my job depends on your vote”, “N MCI – No Jobs – No IAL – no jobs” etj.
Flamur Prishtina pronari i kompanisë PCD Prishtina, në një letër të datës 7 mars të cilën e posedon Botapress, ndër të tjerash shkruan se gjatë këtyre viteve biznesi im ka shënuar rritje falë bashkëpunimit me MCI si ka ngritur cilësine e banimit për banorë. Renovimi i apartamenteve të banimit ka mundësuar siguri dhe cilësi të lartë të banimit për banorët. Thënë më thjeshtë, me punën e kompanisë Prishtina Construction Design siguroj të ardhura për mua, për familjen time dhe për rreth 60 punëtorë të mi. Nëse bëhet ndryshimi i Ligjit për rentë, përveç se do të zvogëlohet vëllimi punës së kompanisë time do të ulen edhe taxat për vitin 2019 ka shkruar Flamur Prishtina në letrën e tij drejtuar senatorit Andrew J.Lanza përfaqësues i Districtit 24 State Island të Nju Jorkut.
Protesta u përcoll nga mediumet lokale të Nju Jorkut dhe ajo u mbajt pa asnjë incident.

FOTO

Per video Kliko ketu