.
×

Pse nuk flasin kushërirat Anxhelina dhe Beatrixi: Alban Ramosaj flet për herë të parë për sherrin, por habit me atë që thotë



Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes dy kushërirave të njohura Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj. Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtar të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.

Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Megjithatë lidhur me këto lajme askush nga pjesëtarët e familjes së njohur nuk foli dhe të njejtën gjë ka bërë edhe Alban Ramosaj.

Alban Ramosaj ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, prej ku është pyetur rreth asaj çfarë ka ndodhur mes motrës së tij dhe kushërirës.

“Refuzoj të flas. Nuk është në dorën time të përgjigjem!”- tha Albani mes të tjerash.