.
×

Publikohet edhe video e goditjes të tifozëve çekë ndaj ‘Dardanëve’



 

Disa tifozë shqiptarë janë sulmuar nga tifozë cekë dhe serbë para ndeshjes së Kosovës me Çekinë Disa nga tifozët tani kanë kaluar me lëndime të lehta.

Në faqen në Instagram “hooligans.cz” është publikuar edhe video e ngjarjes dhe arritja e policisë, që më pas kanë arrestuar disa nga tifozët që sulmuan ‘Dardanët’.

Për shkak të incidenteve që ndodhën, tifozët ‘Dardanë’ janë nisur për stadium nën përcjelljen e policisë vendase.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45.