.
×

Putinit i del situata nga kontrolli: Një grua arrin t’i bëjë pyetje para kamerave për pensionet e ulëta



Gruaja e varfër ruse nga Shën Petersburg e kritikoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për pagën e tij të lartë në krahasim me të hyrat e saj të pakta. Kjo grua e bëri këtë në rrugët e qytetit të lindjes së Putin, ai ja preu shkurt pyetjes së saj.

Pak njerëz do të guxonin ta bënin këtë larg syve e veshëve të Putin dhe aparatqikëve të tij e lëre para njeriut që ka mbushur burgjet me kundërshtarë të tij, madje këtë spastroi edhe kabinetin qeveritar nga miq të tij

Kjo grua e pyeti Putin pas një ceremonie në ish kryeqytetin perandorak se si është e mundur të jetohet në Rusi me të hyra mujore prej 10800 rubla (rreth 157 euro) sa fiton ajo.

Putin nuk kishte si ti shmangej para kamerave dhe ju përgjigj se “mendon se kjo është e vështirë” tha ai që sipas informacionit zyrtar ka një pagë mujore pre 11215 euro.

Gruaja vazhdoi me kritikën duke e pyetur për çmimet e qirave, ushqimit e nevojave ditore duke aluduar se i pari i Kremlin nuk ka dijeni se si jetojnë populli i tij, posaçërisht të varfrit.

Putin i tha vendases së tij se “presidenti nuk e ka pagën më të madh në vend e shtoi se “shteti po bën gjithçka mundet” e vazhdoi duke thënë se do të rrisin ndihmën sociale dhe përmirësimin e standardit të jetesës.