[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qendra e studentëve, apo “shtëpia e dytë” e studentëve të Universitetit të Prishtinës (Fotoreportazh)



 

 

Në 7 konviktet sa janë për banim në Qendrën e studetnëve, janë vendosur  rreth 3600 studentëve kurse në mensën e Qendrës së studentëve ushqehen mbi  5000 studentë.

 

 

Shqipe Gashi – Botapress

Qendra e Studentëve  është “shtëpia e dytë” e studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Ky institucion u ofron studentëve banim , ushqim,  aktivitete kulturore, rekreative e sportive e të tjera.

Në 7 konviktet sa janë për banim në Qendrën e studetnëve, janë vendosur  rreth 3600 studentë kurse në mensën e Qendrës së studentëve ushqehen mbi  5000 studentë.

Qëndrimi njëmujor në konvikt për të gjithë studentët kushton 20 euro. Ndërkaq ushqimi njëmujor në mensë kushton 15 euro, që i bie se një student mund të banojë dhe të ushqehet me 35 euro në muaj në ndonjërin prej 7 konviketeve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Në dispozicion janë 7 konvikte, ndërkaq pritet të hyjë në funksion edhe një konvikt tjetër i cili është në ndërtim e sipër.

Çdo student i rregullt, me kushte të barabarta të përcaktuara me ligj, ka të drejtë të qëndrojë në konvikt të studentëve.

Gjatë shfrytëzimit të shërbimeve në konviktet e studentëve, studenti është i obliguar që t’i përmbahet rendit shtëpiak që miratohet nga këshilli drejtues.

Studentëve që nuk i përmbahen rendit të përcaktuar shtëpiak mund t’u shqiptohet masë edukuese: paralajmërim me shkrim, paralajmërim para përjashtimit dhe ndalim për shfrytëzimin e shërbimeve të konviktit të studentëve.

Në biseduam me disa student dhe I pyetëm ata për kushtet që i ofron Qendra e studentëve dhe ja çka na thanë ata.

D.B, banuese në konviktin nr.5 thotë se konvikti është një mundësi mjaft e mirë për shpenzime minimale gjatë studimeve. Edhe E.M, banuese në konviktin nr.3 shton se kushtet që i ofron konvikti janë mesatarishtë të mira mirëpo krahasuar me çmimin mendoj që janë të mjaftueshme.

Ndërkaq V.G, banues ne konviktin nr.4  shton se si element kryesorë i banimit në konviktë është siguria e të qenurit në ambient i cili vëzhgohet nga personat përkatës dhe kamerat.

D.D, banuese në konviktin nr 6 thotë se sa i përket numrit rendor të konvikteve secili është më i mirë se tjetri, për mua është një mundësi shumë e mirë të jem pjesë e këtij institucioni i cili më ka njohur të drejtën e qëndrimit pa pagesë meqë jamë fëmij i dëshmorit.

Me disa ankesa të vogla lidhur me higjenën e cila është si shkasë i volumit të madh të  banuesëve, në përgjithësi të gjithë ishin të kënaqur me këtë mundësi të studimit dhe me kushtet që i ofron Qendra e studentëve e Universitetit të Prishtinës.

Menu Title