.
×

Qibrije Hoxha zgjidhet Kryetare e Degës së LDK-së në Suedi



Kuvendi i IX zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Suedi ka përmbyllur procesin zgjedhor dhe sot për kryetare kanë zgjedhur znj. Qibrije Hoxha. Procesi është përmbyllur në mënyrë të suksesshme dhe demokratike dhe interesimi i anëtarësisë ka qenë shumë i madh. Diaspora ka pasur rol shumë të rëndësishëm partiak dhe përkrahja e bashkëatdhetarëve tanë ka sjellur gjithmonë rezultate të suksesshme. Kryetares dhe Kryesisë, suskese dhe punë të mbarë.