[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

QKUK po i kthehet normalitetit, prej sot hapen ambulancat specialistike



Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me drejtuesit e QKUK-së, përkatësisht u.d. e drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në një konferencë shtypi kanë bërë të ditur se tashmë ka filluar të kthehet normaliteti në QKUK, meqë në vend kanë filluar të bien ndjeshëm numrat e pacientëve të prekur me Covid-19.

Ai ka thënë se tashmë janë marrë përgjegjësi që shërbimet në ambulancat specialistike të rikthejnë ofrimin e shërbimeve .

“Doktor Valbon dhe gjithë të tjerët më lejoni t’ju përgëzoj për angazhimin me situatën e pandemisë Covid-19. Gjithashtu edhe për shërbimet e tjera të natyrës urgjente që janë ofruar gjatë kësaj kohe .

Siç e dini në situatën relativisht të qetë. Jemi dakorduar për kthim gradual të shërbimeve për kthimin e operacioneve jo urgjente, sot bashkërisht me drejtorin e pamë për së afërmi dhe kjo afërsinë tregon se serioziteti i punës dhe përkushtimi edhe në ambulancat speciali stike po trajtohej me nivelin më të lartë të përgjegjësisë. Ky lajm pa dyshim që gëzon pacientët, që të vazhdojnë të kryejnë Kjo periudhë e pandemisë nuk ka qenë e lehtë dhe ka qenë sfiduese”, tha Zemaj para gazetarëve.

 

Menu Title