.
×

Qytetarët vlerësojnë me notë të dobët Qeverinë Haradinaj



Qytetarët janë ata të cilët nuk janë të kënaqur me qeverisjen Haradinaj, të shumtë ishin ata të cilët e kritikuan punën e Kryeministrit të tanishëm Haradinaj. Në një anket të bërë nga Botapress me qytetarët, se sa jeni të kënaqur me Qeverinë Haradinaj.

Xhelil Gjoni nga Prishtina thotë se kjo nuk është Qeveri dhe se Ramushi nuk është tradhtar po duhet të jap dorëheqje menjëherë , transmeton Botapress.info

Në anën tjetër një qytetar me emrin Hasan Hasani nga Prishtina thotë se pensionin ja kanë ndaluar “ Ma kanë ndalur pensionin , çfarë shteti është kur ta ndalin pensionin ” thotë Hasani për Botapress.info

Por një pensionist i ulur në sheshin “ Skënderbeu” thotë se nuk e njeh kryeministrin Ramush Haradinaj dhe nuk e di se kush është, transmeton Botapress.info

Por Sali Ujupi nga Opoja ka një mendim ndryshe ai thotë se Ramushi ka punuar deri tani shumë mirë dhe se është i kënaqur me punën e tij :”Tani është shumë mirë , por në zgjedhjet e ardhshme besoj që do të jetë dhe më mirë “ tha Ujupi.

Bajram Spahiu tha se si Komandant ka qenë i zoti për më shumë nuk është “ Si komandant ka qenë i zoti hallall i qoftë, për luftë muj me ja dha doren ish ka me familje e për tjera skam çka tham “ u shpreh Spahiu për Botapress.info

Por Mirsad Krasniqi e quan skandaloze Qeverin Haradinaj , ai thotë për Botapress se është një Qeveri e pa përgjegjshme dhe një Qeveri skandaloze , kjo Qeveri jo vetëm me u rrëzu por në të vërtetë s’ka dasht as me ardh kjo , kjo ka qenë në radhë të Qeverive të këqia , të gjitha ishin të keqija por kjo ishte kulmi “ tha Mirsad Krasniqi nga Prishtina

E gjithë këto kritika kanë ardhur pasi Qeveria Haradinaj ka dështuar në disa premtime që ka bërë dhe disa veprime , ndër to janë:

Ramush Haradinaj  kishte bërë një zotim. Në dhjetor të vitit 2017, Haradinaj në një intervistë kishte thënë se përveç Ushtrisë edhe liberalizimi i vizave do të ndodhë në muajin mars të 2018-tës.

Ai ka thënë se kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit 2018. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji mund të shndërrohet në Ushtri të Kosovës. Madje muaji mars, sipas tij, mund të ishte koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen. Muaji mars ka kaluar, ndërsa nuk ka asnjë lëvizje drejt realizimit të këtyre dy projekteve të mëdha. Edhe një prej parakushteve për liberalizim të vizave, miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, pavarësisht deklaratave të liderëve që liberalizimi do të ndodhë shpejt, nuk ka datë që qytetarët do të lëvizin lirshëm , transmeton Botapress.info

Kjo nuk është hera e parë që kryeministrit nuk i dalin datat e premtuara për heqje të vizave. Gjatë kohës sa garonte për kryeministër, Haradinaj kishte premtuar se 90 ditë pas marrjes së drejtimit të qeverisë do të hiqen vizat. Ky premtim i kishte dal huq. Paga e rritur për t’i blerë vetës kravata, numri i madh i zëvendësministrave apo thëniet si ‘veç mu ka tekë’, ‘te na e qesin plehin dhëndurët’ apo ‘nuk bohet kiameti me gjujtë me armë’ janë vetëm disa nga ‘perlat’ e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të cilat e kanë karakterizuar  vitin e parë të mandatit të tij, transmeton Botapress.info

Secili prej kryeministrave të pasluftës mbahet mend për ndonjë vendim, deklaratë apo veprim, por Haradinaj ka një listë të gjatë për çka do të mbahet mend kur ai të mos të jetë më ulur në karrigen e të parit të ekzekutivit.Për herë të parë, Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës më 3 dhjetor të vitit 2004, për ta mbyllur mandatin e tij më 8 mars 2005, pas një aktakuze për krime lufte të ngritur nga Gjykata e Hagës. Vite më pas ai u shpall i pafajshëm nga akuzat të cilat e rëndonin. Me 9 shtator të vitit 2017, Haradinaj u ul në postin e kryeministrit të Kosovës për të dytën herë pas 13 vitesh. Ai u zgjodh kryeministër me 61 vota, numri më i vogël i votave që një kryeministër ka marrë në Kuvendin e Kosovës, përkundër asaj se koalicioni qeverisës përbëhej prej 22 partive, transmeton Botapress.info

Qeveria Haradinaj do të mbahet mend për numrin më të madh të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësministrave. Kryeministri ka pas vetes 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe mbi 70 zëvendësministra. Numri i madh i zëvendësministrave vazhdimisht është kritikuar nga përfaqësues të shoqërisë civile me konstatimin se përveç që dëmton buxhetin e Kosovës e bën jo funksionale edhe punën e qeverisë. Qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn rreth 1 muaj pas ardhjes së saj në pushtet kishte marrë vendim që t’i falë borxhet për ambalazhuesit e ujit, transmeton Botapress.info

Qeveria vendimin për plotësim/ndryshimin e vendimit për faljen e borxheve e kishte marrë në mbledhje e qeverisë të datës 28 shkurt, në ditën kur gjithë vëmendja ishte në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahej seanca e jashtëzakonshme për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Haradinaj u kritikua dhe pas citatit të tij ku ju referua gazetarëve: Shumica prej juve as nuk dini të lexoni anglisht  Haradinaj reagoi kështu kur u pyet rreth shkrimeve në medie se ambasada amerikane nuk do të përkrahë version tjetër të marrëveshjes së demarkacionit. “Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë”, tha Haradinaj, transmeton Botapress.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dikur ishte në krye të protestave të opozitës kundër demarkacionit dhe Asociacionit, kur erdhi në karrigen e e të parit të qebverisë ndryshoi qëndrim nga ajo që mendonte dhe thoshte dikur për arrestimin e deputetëve të ‘lotsjellësit’. “Ose do t’i lirojmë ata ose do ta arrestojmë kryeministrin Mustafa në emër të popullit”, kishte deklaruar Haradinaj në ditët kur si opozitë bashkë me Vetëvendosjen protestonte në rrugë e sallë të Kuvendit kundër dy marrëveshjeve kontradiktore të qeverisë, transmeton Botapress.info

Shpenzimi i rezervave shtetërore. Në dy vendime të ndara Qeveria Haradinaj ka ndarë mbi 626 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta për pushimet verore dhe rehabilitim. Qeveria e Kosovës, në njërën nga mbledhjet e mbajtura në muajin nëntor të vitit 2017 ndau 290 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në përleshjet e 9 dhe 10 majit 2015 në Kumanovë. Qeveria Haradinaj gjatë vitit të parë të mandatit të saj ka ndarë në total 60 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit, transmeton Botapress.info

Skandali me ish-prokurorin Elez Blakaj Prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj, u largua nga pozita e tij duke shkruar një letër të gjatë publike ku tregonte se ishte nën presion të gjithanshëm. “Si mesazh, kjo vlen për kolegët, se me asnjë çmim nuk guxojmë t’i shesim parimet dhe dinjitetin tonë, para ngritjes në karrierë, apo për hater të shefave tonë, pagave që nuk i meritojmë, kërcënimeve të ndryshme, favoreve tjera me motive të ulta, etj., sepse me qasjen tonë prej servili jemi duke kontribuar në shkatërrimin e shtetit tonë dhe shpresës për të ndërtuar një shtet ligjor, përpjekje dhe sakrificë e shumë gjeneratave, me përkrahje edhe të miqve tonë (mos na lasht Zoti pa ta!), të cilët jemi duke i humbur çdo ditë e më shumë”, kishte shkruar ai në Facebook. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tregoi që ia kishte ofruar të gjithë zyrën e tij ish-prokurorit Elez Blakaj për nevoja të hetimit për listat e veteranëve. Madje këtë Haradinaj e kishte bërë edhe përmes një letre zyrtare të nënshkruar nga vet ai, ku i ofronte pa asnjë pengesë qasje në të gjithë arkivin e zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Këtë letër, Haradinaj ia kishte dërguar në atë kohë prokurorit Elez Blakaj më 26 shtator të viti 2017, vetëm pak javë pasi që Haradinaj ishte ardhur në krye të Qeverisë, transmeton Botapress.info

Haradinaj i kishte kufizuar afatin e hetimeve Blakajt. Hetimet ishin planifikuar të zgjasin 30 ditë, ndërsa pas përfundimit, kryeministri kishte kërkuar që prokurori t’ia dorëzojë atij raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij. Skandali me ish-prokurotin Blakaj nuk ka përfunduar këtu, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar listën e fryrë të veteranëve të luftës së UÇK-së, transmeton Botapress.info

VIDEO