[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qytetarja nga Peja habitet me veprimin e IKSHPK’së: Rezulton negativ me Covid-19, por i dërgohet vendimin për vetëizolim



Një qytetare nga Peja është revoltuar rreth rezultateve të testimit për koronavirus të cilës në të njëjtën kohë i kanë ardhur dy rezultate të ndryshme, njeri negativ e tjetri pozitiv, shkruan Gazeta Metro.

Behije Vranovci Ibraj, qytetare nga komuna e Pejës, është habitur nga rezultatet rreth koronavirusit.

Ajo ka thënë se ishte e detyruar të testohej sepse i duhej për ta operuar djalin në Maqedoni, ajo ishte testuar me burrin dhe djalin e saj, më qe ka qenë kusht për ta kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni. Testimi thotë Ibraj ka ndodhur me datën 28.07.2020.

Me datën 30.07.2020 nga IKSHPK ne Prishtiinë thotë Ibraj të kenë pranuar rezultatet, ku të gjithë kishin rezultuar negativ për koronavirus. Ajo thotë se të njëjtën ditë ka qarkulluar një listë emrash nga komuna e Pejës të testuar për koronavirus të cilës i figuronte emri po në atë listë, por rezultati ishte ndryshe, ajo rezultonte pozitive me koronavirus.

Ajo thotë se po atë ditë ka pranuar telefonatë nga IKSHPK, ku nga tre anëtaret e familjes, vetëm qytetarja në fjalë, zonja Behije Ibraj ka rezultuar pozitive.

Ajo tutje thotë se më pas ka udhëtuar për në Shkup dhe ka bërë një test në Spitalin e Sistinës, ku ka rezultuar negativ.

Ndërsa me datën  01.08.2020 duke u kthyer në Pejë, kam marrë telefonatë nga IKSHPK dhe Policia e Kosovës të cilët i kanë thënë se kanë ardhur për t’ia dorëzuar vendimin për vetëizolim

“Te njejten dite duke u kthyer ne Peje kemi pranuar telefonata nga inspektor te IKSHPK-s dhe Policia e Kosoves te cilet thone se kane ardh me na dorzuar vendimin per veteizolim”., thotë Ibraj.

Ndërsa e njëjta posedon dy teste ku rezulton negative me koronavirus.

Reagimi i plotë i qytetares nga Peja:

Te dashur mikesha e miq

Permes rastit tim dhe te familjes time deshiroj te ju njoftoj se si munde te keni fatin e ngjajshem perkatesisht pervojen e hidhur dhe deshprimin e thelle ne institucionet tona.Une Behije Ibraj se bashku me bashkeshortin dhe djalin me daten 28.07.2020 jemi testuar per Covid-19 ngase ka qene kusht per te kaluar kufirin ne Shtetin Maqedon per operacion te djalit te caktuar per daten 31.07.2020.

Me daten 30.07.2020 nga IKSHPK ne Prishtine kemi pranuar testet ku e gjithe familja kemi rezultuar NEGATIV per Covid-19. Te njejten dite ka qarkulluar nje liste me emrat e qytetareve te komunes se Pejes te testuar per Covide-19 ku emri ime figuronte si POZITIV. Po ashtu te njejten dite nga imstituti ne Peje dhe nga IKSHPK kam pranuar telefonate ku me eshte kumtuar se nga tre antaret e familjes une kam rezultuar POZITIV.Kam kerkuar te me informojn se si eshte e mundur qe i njejti institucion ma leshon vertetimin per rezultat NEGATIV per Covid-19 ndersa ne anen tjeter me rradhitin ne liste si e rezultuar POZITIV.

Nuk kam pranuar pergjigje adekuate dhe nuk me jane pergjigjur ne telefonatat e vazhdueshme nga ana ime.Te nesermen me daten 31.07.2020 kemi udhetuar ne Shkup per operacion te djalit,ndersa me qense kam qene e shqetesuar me informimin e IKSHPK-s me teste kunderthense me daten 01.08.2020 ne spitalin e Sistina ne Shkup kam bere testin per Covid-19 i cili rezulton poashtu NEGATIV.

Pra une i posedoj 2 teste me rezultat NEGATIV per Covid-19.

Te njejten dite duke u kthyer ne Peje kemi pranuar telefonata nga inspektor te IKSHPK-s dhe Policia e Kosoves te cilet thone se kane ardh me na dorzuar vendimin per veteizolim.

Me te arritu ne Peje afersisht rreth ores 17:00 jemi paraqitur ne Stacionin Policor ne Peje zyrtarit policor i kam prezantuar raportin ku rezultoj NEGATIV per Covid-19 i cili ka thene se qenka rast interesant ndersa na ka informuar se per pak minuta do te vijne se bashku me

inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim por nuk kane ardhur fare.

Sot me daten 02.08.2020 se bashku me bashkeshortin me sygjerim te zyrtarit policor me te cilin kemi kontaktuar nje dite me pare kemi shkuar ne stacionin Policore per te dhene deklarate lidhur me rastin por na priti befasia e radhes.

Perkunder faktit se Policia ka qene ne dieni se posedojm testin e dyte nga Shteti Maqedon nuk na kane mundesuar te jepim

deklarate duke na qortuar pse keni dale nga shtepia duke na kerkuar te kthehemi ne shtepi ngase do te vijne me inspektoret per te na dorezuar vendimin per veteizolim.

Perkunder kesaje, gjere tani Policia me Inspektoret nuk na kane sjelle vendimin per vetizolim.

Ketu jane rezultatet e dy testeve qe rezultojn Negativ dhe lista ku une rezultoj Pozitiv..

Menu Title