[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Qyteti me 10 milionë turistë në vit përjeton kastrofën historike të Covid 19



Turqia po përjeton një përhapje të shpejtë të koronavirusit, me shifrën e të prekurve që arriti në mbi 18 mijë në ditët e para të prillit. Ndërsa sot rastet janë 27 mijë, me mbi 500 viktima.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia po përballet me një “katastrofë historike”, ndërsa qeveria e tij debaton me kryebashkiakët opozitarë mbi masat që duhen marrë. Mbi 600 mjekë turq dhe shumë farmacistë kanë rezultuar të infektuar për shkak të kontaktit me pacientët, çka rëndon edhe më tej situatën.

Virusi është shpërndarë në secilën nga 81 provincat e vendit, por shumica e rasteve, mbi 60% e totalit, janë shfaqur në Stamboll. Qyteti që zakonisht pret mbi 10 milionë turistë në vit, këto ditë është i heshtur.

Kjo pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në ekonominë e vendit. Rritja ekonomike ishte parashikuar të ishte 5% këtë vit, por institucionet financiare ndërkombëtare po e reduktojnë në 2,3% për shkak të Covid-19.

 

 

Menu Title