.
×

Reagojnë historianët e Deçanit: Qeveria dhe komuna, kapitulluan ndaj Manastirit të Deçanit  



 

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” dega në Deçan, nepërmjet kësaj deklarate për opinion reagon ndaj aktit të sotshëm të nisjeve të punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Me poshtë e keni të plotë reagmon zyrtarë.

Lidhja e Histiroanëve të Kosovë “Ali Hadri” dega në Deçan, përshendet nisjen e rrugës nacionale Deçan-Plavë. Realizimi i kësaj rrugë, është e një rendësie të veçantë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet kundër devijimit të arterjes së kësaj rruge, e cila kohë me parë ishte parapar që të nisej në rrugën ekzistues e cila kalon përgjatë pronave të Manastirit të Deçanit si dhe përgjatë pronave të kontestuara të dy ndërrmarjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton Qeverisë së Republikës së Kosovës të dretuar nga Kryeministri në ikje Hashim Thaçit, dhe Komunës së Deçanit të drejtuar nga Kryetari Rasim Selmanaj, se devijimi i kësaj rrugë është legjitimitet i pronave të kontestuara për Manastirin e Deçanit si dhe është prekje e interestit të përgjithshëm të qytetartë të Komunës së Deçanit. Me këtë akt, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçani kapitullaun terësisht dhe mundësuan realizimin e apetiteve të Manastirit të Deçanit të krye popit Sava Janjqit dhe politikës zyrtare të Beogradit.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se akti i sotshëm është një skenar i dëmshem për qytetarët e Deçanit si dhe është një akt i cili padyshim që hapë dilemat e një ngritje të një enkale serbe, pasi që tashmë në rrugen eksiztues do të ketë pengesa të mëdha për qarkullim dhe qasje në pronate priavte dhe ato publike. Me këtë akt është hapur edhe mundësia që Manastiri i Deçani të manovroj lirshëm.

Zotërinjë nga Qeveria e Kosovës dhe ajo Komunale në Deçan, qytetarët e Deçanit, mund ti mbani me kercënime, ndjekje policore, burgosje por edhe me mashtrime, por keni parasyshë se heredo kurdo qytetarët e Komunës së Deçanit do të reagojnë ashpër, jo kundër Manastirit, por kundër përsonelit për mbrojtjen e pronave të tyre dhe ateherë mos i konsideroni qytetarët si fundamentalistë apo radikal sepse edhe kjo çka sot vepruat është një lloj i terrorizmit – terrorrizem pronësor e juridik.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fton qytetarët e Deçanit që pas një përgaditje të mirëfillt të organizjonë protestë kundër kësaj tradhtije e cila protestë do të kalon në mos ndegjushmeri qytetare.

Me këtër rast, ne i bejme thirrje Kryetarit të Komunës së Deçanit, që të jep një përgjigjë zyrtare neser me 26 shtator 2014, në mbledhjen e asambles së Komunës së Deçani, qe a ia keni bartur ende pronat Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e LHK “ALi Hadri” nga Deçani.