[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rama flet për besimin në Zot: Kurrë s’e mendova që do të shkruaja fjalë të shenjta në Facebook



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sonte në Zona B ka lënë të kuptojë se pas tërmetit në Shqipëri, ka nisur të mendojë më shumë për fuqinë e Zotit dhe të besojë në të.Rama thotë se kurrë s’e kishte paramenduar se qytetarëve do u adresonte fjalë të shenjta.

“Është proces i brendshëm dhe ishte pjesë e të tërës organike. Nuk e kam paramenduar që do të vije dita që unë në Facebook do t’ju përcillja fjalë të shenja, të cilat më pëlqejnë pa masë. Por i konsideroj pasuri shpirtërore të njerëzimit, librat e shenjtë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Rama në çdo moment u ka qëndruar afër qytetarëve në periudhën pas tërmetit të fortë atje.

Menu Title