[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramadan Reshitaj: Injorim i gjuhës shqipe dhe i shqiptarëve



 

Në Qendrën Tregëtare në Rosengård të Malmës, lagje kjo e njohur për numrin e shqiptarëve që banojnë këtu, këto ditë është hapur një market për shitjen e mallërave ushqimore dhe të konsumit të përditshëm.

Në hyrje të këtij marketi, ajo që konsumatorit i bie në sy, është një pano me shkrimin Mirë se erdhët në dhjetra gjuhë. Por për habi kjo nuk ishte shkruar edhe në gjuhën shqipe!

Në Malmë me rrethinë, llogaritet të jetojnë mbi 12 mijë njerëz të cilët shqipen e kanë gjuhë amtare. Shqiptarët madje, në këtë qytet, pas vendasëve suedezë dhe atyre që flasin arabisht, janë grupi i tretë në përberje të popullësisë.

Prandaj ata dhe gjuha e tyre nuk bënë të injorohen!

Ditën kur vizitova marketin në fjalë brenda, kishte plotë punëtorë që flisnin sllavisht.

Nëpër rafte me bollëk kishte edhe mallëra të ardhura nga ish Jugosllavia, me dominim të prodhimeve nga Serbia.

Për injorimin e gjuhës shqipe kërkova të takoj pronarin. Mora përgjigje se ai është suedez dhe se po jetoka në Kristianstad, nja 100 km larg Malmës.

Më thanë se e kanë hetuar këtë lëshim dhe se së shpejti do ta përmirësojnë.

Në këtë supermarket, të madhë, ndoshta me afro 1000 metra katrorë sipërfaqe, takova veç një grua shqiptare, konsumatore por që ashtu sikur unë vetëm shikonte me kuriozitet pa blerë gjë.

Mbase shqiptarët e Malmës, me të drejtë po e bojkotojnë “Bazarin”, ashtu siç pronari ka injoruar gjuhën e tyre.

Menu Title