[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramiz Kelmendi: ETC i ofron lëngje e croasante policëve që po angazhohen gjatë pandemisë



Pronari i kompanisë “ETC”, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se gjatë pandemisë do t’i mbështesë policët e Kosovës me lëngje e corasante.

“Në vazhdën e mbështetjes për kategoritë punuese të atakuara në betejën ndaj Covid 19, nëpërmjet kompanisë tonë ‘Elkos Group-Etc’, Policisë së Kosovës i ofrojmë mbështetje me Lëngje dhe Croasante për policët që janë të angazhuar për kujdesin ndaj qytetarëve në Pandemi”, ka shkruar ai.Shënimi i plotë:

Të nderuar,Në vazhdën e mbështetjes për kategoritë punuese të atakuara në betejën ndaj Covid 19, nëpërmjet kompanisë tonë ‘Elkos Group-Etc’, Policisë së Kosovës i ofrojmë mbështetje me Lëngje dhe Croasante për policët që janë të angazhuar për kujdesin ndaj qytetarëve në Pandemi.

Sasia do bazohet në numrin e policëve të shpërndarë në Qendra dhe Rajone!

Pas pranimit të ofertës me statistikë zyrtare do e caktojë personin kontaktues!Kujdes Po! Panikë Jo!Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Menu Title