.
×

Ramush Haradinaj heq dorë nga Kuvendi i Kosovës, tregon arsyet e largimit



Ramush Haradinaj, do ta dorëzojë mandatin në Kuvend, e ka konfirmuar edhe vet kryetari i AAK’së përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdojë të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani”, ka shkruar Haradinaj.

Ai u tregua mirënjohës dhe i falënderoi të gjithë ata që i besuan votën për kryeminsitër.

“Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër. Përjetësisht falënderues!”, ka thënë Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj tha se votuesve të tij ua ka borxh një Aleancë të strukturuar mirë dhe me kuadro të reja.

“Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, ka arsyetuar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 15 octobre 2019