[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ramush Haradinaj prezanton edhe disa aderime nga Nisma Socialdemokrate



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga deputeti Haxhi Shala, kanë prezantuar disa aderime nga Nisma Socialdemokrate, shkruan Gazeta Blic.Në një shkrim të tij në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se Edmond Thaçi së bashku me kryesinë e rinisë së Nismës në Drenas, kanë aderuar në AAK.Shkrimi i plotë nga Ramush Haradinaj:

Me deputetin Haxhi Shala dhe kryetarin e AAK-së në Drenas Beqir Kiqina, i uruam mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët, Edmond Thaçit me kolegë. Ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë.

Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.RH

Menu Title