[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rastet e reja pozitive me Covid-19 vijnë nga këto 21 komuna të Kosovës



Numër rekord është shënuar sot gjatë regjistrimit të rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Edhe 195 raste pozitive me Covid-19 kanë rezultuar brenda 24 orëve të fundit, ndërkaq përgjatë kësaj dite janë prekur 21 komuna në tërë territorin e Kosovës.

Siç bën të ditur IKSHPK në njoftimin e përditshëm të tij, komuna e Prishtinës sot ka shënuar një numër të madh të rasteve, të clat kanë kaluar shifrën mbi 100, përkatësisht 102 persona kanë rezultuar si të infektuar vetëm sot.

” Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Menu Title