[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rasti i vdekjes së Agon Musliut, sot intervistohet babai i tij



Botapress 22 Shtator – Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pritet të zhvillohen dy intervista, ku do të dëshmojë Valdet Hasani, ish-menaxher i Qendrës së karantinës në orën 11:00 si dhe babai i të ndjerit Agon Musliu, Naim Musliu në orën 14:00.

Mbledhja pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Agon Musliu, 26-vjeçari nga Gjilani, vdiq muaj më parë, ku dyshohet se kishte kërcyer nga konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Menu Title