.
×

Reagim i familje Frrokaj: Pse PSHDK-ja harroi Anton Frrokajn, bashkëpunëtorin e ngushtë të Mark Krasniqit?



Gushti muaj i dhimbjes dhe errsires!
(Ose në vend të përkujtimit për vellaun,intelektualin dhe veprimtarin Anton Frrokaj 1978-2004-në 15 vjetorin e shuarjes nga jeta)
U bënë 15 vjet që nga shuarja nga jeta e vellaut,intelektualit,mesuesit dhe veprimtarit të shquar Anton Pren Frrokaj.
Ikja e hershme nga kjo jete la një plagë të madhe në familjen tonë dhe në shoqeri,Antoni si i ri u vequa për aftesin që kishte,padrejtesit nuk i duronte dhe në moshe shumë të re u aktivizua dhe u rreshtua në krahun e intelektualve që luftonin regjimin serb.
Në formimin e ketij mendimi sigurisht ndikuan mospajtimet shekullore të familjes Frrokaj me pushtuesit,dhe me pas fati i tij deshi që të kete mesues dhe profesor kombtarisht të deshmuar dhe duke studiuar Historin Antoni qdo ditë e më shumë kuptonte se qka duhet të veproj.
Kështu që edhe pse jetoj shkurt ai la vepra të medha.
Antoni punoj mesues në shkollen „At Shtjefen Gjeqovi „në Zllakuqan të Klines,pastaj në shkollen „Avni Rrustemi“në Zallq,ish nxënsit e tij edhe sot e kujtojn dhe flasin për at kohe si dhe ndihen krenar që ishin nxënës të tij!
Antoni ishte kryetar i Bashkësisë së degeve të PSHDK-së në Istog dhe antarë i keshillit të përgjithshem.
Ishte aktivist i madhë i djathtes shqipetare ,bashkëpuntor i ngushtë me udheheqsit e LDK-së në Istog,tu fillu me kryetarin e pare të LDK-së në Istog heroin Shaban Manaj,pastaj me kryetarin historik të Istogut Fadil Ferati,kryeshefin e egzekutivit në ate koh dhe tash kryetarin e komunes Haki Rugova,Agim Ademi,Milazim Maraj e gjithë të tjeret punuan bashkë për ndertimin e Istogut dhe demokratizimin e shoqerisë.
Pas zgjedhjeve lokale në bazë të marrveshjes për koalicion LDK-PSHDK,perkatsisht marrveshjes se presidentit historik të Kosovës DR.Ibrahim Rugova dhe kryetarit të PSHDK-së të madhit Akademik Mark Krasniqi,Antoni emrohet drejtor i drejtoratit për Kultur Rini dhe Sport,pozite të cilien e mbajti deri me 17 Gusht 2004,kur edhe Antoni nderroj jete.
Antoni la shumë vepra,shumë kujtime të bukura,la djalin dhe vajzen që i ka si yje,la bashkëshorten shumë të re,e cila me dinjitet dhe krenari qendroi afer femijve duke i edukuar sot e kësaj dite,ku gjithëve na bënë krenar!
Veprat e Antonit,personalitetin e tij e dinë gjithë Lugu i Drinit,Istogu dhe Kosova,këto gjana janë thanë edhe në organizimet e akademive përkujtimore nga komuna e Istogut dhe në monografin“Anton Frrokaj në Piedestalin e Përjetësis“,të shkruar nga profesori dhe shkrimtari Mikel Gojani,si dhe publicisti dhe gazetari tash i ndjer Rrok Berisha ku ne si familje ju jemi gjithmonë mirënjohes.
Sigurisht e dij që mua si vella nuk me përket të shkruaj,por këtë shkrim e bëra më shumë si shenje revolte ndaj udhehqesis së PSHDK-së,që asnjeher nuk e muaren mundin të organizojn një akademi apo të dalin më një shkrim për aktivistin e tyre,ku gjithë jeten ndonse të shkurter ja kushtoj atdheut,arsimit dhe kësaj partie,si do qoft ne jemi krenar që e patem Antonin,gjithmonë do të jete në zemrat dhe mendjen tonë!
Lavdi jetes dhe vepres se tij!
Lukë Frrokaj
17.08.2019 Bern-CH