[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon Avdullah Hoti pasi xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës



Botapress 8 Gusht – Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar për rastin që ndodhi dje në Karaçevë, ku xhandarmëria Serbe u panë duke hyrë në territorin e Kosovës. Hoti tha se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin, shkruan Botapress.info

Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve, tha Hoti.

Postimi i plotë:

Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend.

Menu Title