.
×

Reagon edhe Vetëvendosje pas fotografisë së Albin Kurtit së bashku me Vjosa Osmanin



Para pak minutave kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani janë regjistruar si deputetë të Kuvendit të Kosovës.E ajo çfarë ra në sy ishte se të dy kandidatët për kryeministër, janë regjistruar në të njëjtën kohë.Mirëpo, sekretariati për media i VV-së, Arlind Manxhuka, tha se krejt kjo ka qenë rastësi.

Në një prononcim për Insajderi, Manxhuka ka thënë se kjo ka qenë rastësi meqenëse krejt deputet regjistrohen në të njëjtin vend.“Albini e ka pasur sot në orën 10:15 me ba regjistrimin dhe kjo ka qenë krejt e rastësishme, meqenëse të gjithë deputete regjistrohen në të njëjtin hapësirë, atëherë ka qenë rastësi nuk besoj qe ka pasur ndonjë arsye”, tha Manxhuka./