[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Reagon kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit



Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu e ka uruar kundërkandidatin e tij nga VV-ja, Shpejtim Bulliqin për fitoren në zgjedhjet e djeshme në këtë komunë.

Fetahu përmes një postimi në Facebook është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të Podujevës ndërkohë që ka këshilluar kryetarin e ri të komunës që t’i marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës.Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel.Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.Unë nuk do të ndalem por do të mbes i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.

Menu Title