.
×

Real Madrid – Arsene Wenger, lajm i papritur nga Spanja



Real Madrid është në presion të madh për ta gjetur trajnerin e ri. Real Madrid ka më pak se një javë që ta emëroj trajnerin e ri, pasi aktualisht në krye të skuadrës është Santiago Solari. Skuadra spanjolle ka 15 ditë kohë sipas rregullores së La Liga-s që ta emëroj trajnerin e ri, përcjell “lajmi.net”

Sipas medieve në ishull, Arsene Wenger, shihet si trajneri ideal për Real Madridin. Në të kaluarën, trajneri francez kishte refuzuar skuadrën spanjolle, pasi e drejtonte Arsenalin dhe nuk kishte dëshirë të largohej.

Por, Wenger nuk pritet që ta refuzoj më Real Madridin, nëse këta të fundit bëjnë ofertë për të në këto ditë.