[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rekord i ri i rasteve me COVID-19, drejtoresha e Infektivës tregon për gjendjen në këtë klinikë



 

Botapress 28 Tetor- Sot është shënuar një rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku rezultuan 281 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, ka treguar më në detaje se si po menaxhohet situata në këtë klinikë.

“Në Klinikën Infektive, me rritjen e numrit të rasteve të cilët kanë rezultuar pozitiv, kemi edhe rritje të numrit të rasteve të pacientëve, të cilët  kërkojnë ndihmë mjekësore dhe që kanë nevojë për hospitalizim. Numri i rasteve, sillet prej 90 deri në 100. Ka raste të cilat gjatë ditës, lëshohen për në shtëpi, por ndërkohë pranohen edhe raste të tjera. Zakonisht sillet rreth 10 raste gjatë 24 orëve të cilët pranohen në Klinikën Infektive. 50 deri në 60 % e tyre janë me oksigjenoterapi”, tha ajo në Klan Kosova.

Berisha tha se stafi shëndetësor është mbingarkuar, pasi tash e 8 muaj, është duke u marrë dhe ka bërë një punë të pandërprerë me pacientët që janë të infektuar me COVID-19.

“Është rritur edhe numri i rasteve që vijnë për vizita ambulantore dhe që kanë nevojë për testime dhe nga këto 5-6 ditë e fundit, kemi prej 130 deri në 170 raste, të cilët vizitohen në Klinikën Infektive. Kjo ka shkaktuar një mbingarkim të Klinikës Infektive, sidomos me rastet ambulantore të cilët vazhdimisht vijnë në Klinikë dhe kërkojnë ndihmë mjekësore”.

“Qytetarët duhet të jenë të vetdijshëm që të respektojnë masat ndaj COVID-19”, është shprehur ajo.

Menu Title