.
×

Rënia e natalitetit, shqetësim për mjekët kosovarë



Shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve të Kosovës këtë muaj mbajti kongresin e katërt me radhë me pjesëmarrje edhe ndërkombëtare. Në këtë kongres u prezantuan ligjërata të ndryshme nga mjekë gjinekolog obstetër.

Doktor Ibrahim Rexhaj, gjinekolog nga Spitali Rajonal i Pejës ngriti si shqetësim rënien e natalitetit në Kosovë.

Ai pasi prezantoi punimin e tij vdekshmëria fetale në repartin e obstetrikës në spitalin e Pejës  tha se vdekshmëria e foshnjave ka rënë dukshëm, por sipas tij ende duhet punë për t`u bërë në mënyrë që Kosova të jetë në hap me shtetet e tjera.

“Fenomen tjetër shqetësues gjatë hulumtimit tim është rënia e lindshmërisë apo natalitetit në 38 për qind që nga viti 2000 deri në vitin 2017”, tha doktor Rexhaj.

Sipas tij vetëm në spitalin rajonal në Pejës në vitin 2000 ka pasur 3 mijë e 359 lindje në vit, ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ka rënë në 2 mijë e 65.

Sipas doktor Rexhajt arsyet janë të shumta, njëra ndër ato është edhe kujdesi jo adekuat ndaj lehonës, pushimi i lehonisë jo i mjaftueshëm e papunësia e grave.

“Stimulimi dhe ndihma ndaj nënave të reja deri më tash nga shteti është zero në krahasim me shtetet tjera nuk ka ndihma financiare. Por, sipas meje edhe shpërngulja e të rinjve jashtë Kosovës për kushte më të mira është faktor ndikues”,  tha Rexhaj.

Doktori Ibrahim Rexhaj, i cili meret me këtë punë që nga viti 1984 kujton se më së shumti lindje ka parë të kenë ndodhur në vitet 80 dhe 90. Ai kujton se në vitin 1990 ka pasur 4mijë lindje në vit vetëm në spitalin e Pejës.

Ai tha se nëse gjendja nuk ndryshon shpejtë edhe Kosova do të përballet me të ashtuquajturën “mortaja e bardhë” si shumë shtete të rajonit.

Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Myrvete Paqarada, tha  se në këtë qendër ka ndodhur të ketë mbi 10 mijë lindje në vit, por sipas saj nataliteti ka rënë në nivel Kosove.

Sipas të dhënave që posedon Ministria e Shëndetësisë, përgjatë 15 vjetëve  të fundit është vërejtur rënie e shpejtë e lindjeve. Qysh në vitin 2010,transmeton Botapress.info