.
×

Reshje dhe erë e fuqishme: Mot ‘i çmendur’ ditëve në vazhdim



Mot me reshje e erëra të fuqishme pritet të mbaj dy ditëve të ardhshme në Kosovë. Prishtina Weather njofton se temperatura maksimale do të jetë 17 gradë Celsius, kurse ajo minimale 2 gradë.

Moti për dy ditët e ardhshme:

12.11.2019 – Kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Gjatë natës reshje lokale shiu. Do të fryejë erë mesatare e fuqishme dhe e fuqishme nga juglindja 8-16m/s, e në rajonin e Dukagjinit e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 2.

13.11.2019 – Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiu. Ditën mot i butë, me vransira dhe erë. Erë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme nga juglindja 6-14m/s. Indeksi UV: 2.