[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rexhep Shahu: Cfarë është nënshtrimi dhe kujt i duhet nënshtruar z. Kurti



(KOSOVA nuk është e tyre! Unë jam i gatshëm për çfarëdo sakrificë timen por t’ju nënshtrohem atyre KURRË!)

Degjova keto fjale nga z. Kurti ne nje video.

Gurrë inati, gurrë urrejtje.

Nëse Kosova nuk është e atyre (LDK dhe të tjerëve) që kanë mijëra herë kontribute më shumë se ti, atëherë e jotja nuk është fare Kosova z. Kurti.

Ata qe ti i ke ne qeveri dhe rri kryeminister fale atyre, ai Isa Mustafa i keq, dhe LDK e keqe, qe te mban ne qeveri, duhet te ikin brenda ores, te dorehiqen sepse populli ne Kosove e kuptoi se ma mire fikte se flliqte.

Nese fati i LDK eshte ne doren tende, pordhua fatin, por ta dish se LDK eshte shtylla kurrizore e shtetit te Kosoves e ti ke qene gjithe kohen me gure ne duar kunder shtetit, kunder miqve qe e cliruan Kosoven dhe e bene shtet te lire e te pavarur, ke qene per vetvendosje por i pazoti me vendose per asgje per Kosoven.

Si te dorehiqen ata, te kqinjte, te poshtrit, ti rri e qeveris.

Ata kriminelat e tjere zhvates qe po ua ngjet edhe te pabamet sepse ti e di se populli ma bukur kercen vallen e shpifjes, ata te luftes, mund te jene hajna e cfare te duash ti, atyre mund tua marresh e sekuestrosh pasurite e paligjshme, mund ti burgosesh me burgime te perjetshme, mund ti vrasesh, por ata derdhen gjak per liri kur ti rrije ne pantallonat e Adem Demacit, ne mes Prishtines si veshka mes dhjamit, pa u cenue prej serbeve, ata “te luftes” u enden maleve me mijera e mijera te debuar e te sakatuar, ata humben copat e trupave te tyre, ata humben femijet, prinderit, ata mbeten ushtare lirie, sakate e invalide te perjetshem, ata te renet ne lufte po rrotullohen ne varre per cfare po degjojne prej teje, dhe ti edhe ne burgun serb je trajtue si zotni dhe nuk ke ba namin me ato fjale qe ke recitue ne gjyq,

Ti mund te rrish kryeminister 10 vjet, 20 vjet por ta dish se me 28 deputete qe ke ne ate parlament prej 120 deputetesh, 28 here ne jave je i kercenuar te rrezohesh.

Menu Title