.
×

Rigzon Kosumi flet për Botapress pas përleshjes me Gani Germin



Visar Dërmaku, gazetari satirist që në opinion njihet si Gani Gërmia është rrahur ditë më parë nga një person në Kamenicë. Sot, ka reaguar media ku punon ai duke treguar se e kanë ndeshkuar dhe vet personi në fjalë Gani Germia, ka reaguar duke thënë se foton ia publikoi dikush sepse nuk deshi ta bënte publike, shkruan Botapress.info

Ndërkaq është raportuar se personi që e ka rrahur atë është me nënshtetësi austriake është arrestuar, derisa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Botapress ka kontaktuar edhe me palen tjetër për ta mësuar të vërtetë në lidhje me rastin, për Botapress  familjarët e Rigzon Kosumit i thanë gazetes  se përsoni në fjalë i njohur si Gani Germia kanë ngacmuar fillimisht me fjalë dhe pastaj e kanë sulumuar duke e quajtur “ausllander” sipas familjarëve  ka edhe dëshmitar që ishin aty dhe e din saktë se si e sulmuan Rigzon Kosumin.

Familjarët për gazeten Botapress thonë : “ Mergimtari vidhet, rrihet dhe prangoset po ashtu në spital nuk ju ipet ndihma adekuate, lidhet me pranga për 40 orë dhe policia sillet shumë keq me te policia e Kamenicës sillet shumë keq “, u tha nga vet familja e Rigzon Kosumit.

Të shtunën rreth orës 02:30, ka ndodhur rasti ku është sulmuar Rigzon Kosumi i cili kishte ardhur për pushime në Kosovë, rasti është ende duke u hetuar nga policia e Kosovës, shkruan Botapress.info

Sipas autoriteteve të sigurisë, rrahja mes Dërmakut dhe Kosumit ka ndodhur për shkaqe personale.

Në foton e siguruar nga ana e familjës së Rigzonit shihen demtimet në fytyrë dhe gjak, po ashtu shenja të shumta. Botapress do ju mbaj të informuar lidhur me rastin në fjalë.