[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë, kjo është cilësia e ajrit sonte



 

Prishtinës, krahas numrit të madh të rasteve me koronavirus, iu është shtuar edhe problemi i ndotjes së ajrit. Sipas stacionit automatik të ambasadës së Suedisë në Kosovë për matjen e cilësisë së ajrit, Prishtina momentalisht vlerën e indeksit të cilësisë së ajrit e ka 181, që korrespodon me ajër të pashëndetshëm.

Në rast të paraqitjes së një vlere të tillë, ekspertët rekomandojnë personat që kanë probleme afatgjata respiratore të qëndrojnë në shtëpi ose të mos dalin pa maska mbrojtëse.

Edhe para tri ditësh, Prishtina e pati vlerën e pashëndetshme të kualitetit të ajrit (182). Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka parashtruar si një nga opsionet për rregullimin e cilësisë së ajrit edhe vënien e taksës ndaj veturave që vijnë nga qyetet e tjera në Prishtinë.

Vitin e kaluar, i pari i Prishtinës reduktoi numrin e veturave që do futeshin në kryeqyetet, si shkak i ngritjes së vlerës së pashëndetshme të kualitetit të ajrit.

Menu Title