[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rina Cukaj: Kur me u vetëdashtë s’ke m’su, harron ç’ka me dashtë i bjen?



 

E di çfarë?
Deri sot kam heshtë, jam ba gjoja s’shoh, s’dëgjoj, s’prek as s’shkelë andej nga tjetrit I dhemb e grryen e çkyen teksa jashtazi qeshë.
Pra kam lëshu nji t’qeshun zorshëm dhe mund ta kam përshëndetë prapa, nuk e di!
Kam vazhdu jetën punëve të mija deri sot, a sot dua të flas!
Kur them flas dua të tregoj diçka që unë e besoj si të qenë dhe sipas të cilës UNË jetoj.

Ne jemi shëmbëlltyrë e atyre që rritë, vlerësu, dashtë e mu vetëdashtë na kanë m’su, sinçerisht m’dhemb nese mu vetëdashtë keni harru se goxha ka peshë ky kapitull.
Nji e vërtetë që e mohoja e që vërtetazi mu përplas më shtyu t’shkruaja sot, të shkruaj për ata që mu vetëdashtë s’kanë m’su, sa dikur kanë harru edhe çka me dashtë I bjen.

Nuk di n’ç’shkallë ke vendos t’fundosesh e ta kuptosh se disa ndytësi që si falen vetes, dikur bahen pjesë e jotja asaj çka ti je.
Ma shpif, lotët e tu ma shpifin, m’ngjason me dashnoret e atyre që për dashnore të shesin.
M’neveritë gjithçka që GJOJA t’lumnon, kur jeton brenda nji gënjeshtre realitetin e të cilës nuk e fsheh kur ngelë vet.
Do të thosha kthjellu por atwherw do ma shpifte vetja!
Këshillat janë për ata që gabojnë kur jokthjellurazi marrin vendime, njerëzit si ti nisen pyllit me djallëzinë e kafshës, andaj si pret t’mdhemb kur kafsha t’mposhtë?

Menu Title