.
×

Rinumërohen mbi 78 për qind e vendvotimeve!



Gjatë ditës së enjte, 21 nëntor, janë rinumëruar 133 vendvotime.Këtë e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.Sipas tij, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 1 101 vendvotime apo rreth 78.25%.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë ai.Ndërkohë “Gazeta Blic” merr vesh se procesi i rinumërimit të votave pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave.