.
×

Roberto Carlos me plis në kokë



Ish futbollisti i njohur i Real Madridit, Roberto Carlos, ka udhëtuar së bashku me skuadrën e tij të Sivasspor, në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e Prishtinës.

Përpara fillimit të ndeshjes, Roberto Carlos është fotografuar në stadiumin e Prishtinës me plis në kokë dhe me një kostum tradicional shqiptar të dhuruar nga vendasit.

Ndeshja midis Prishtinës dhe Sivasspor, ku edhe Carlos është tranjer, përfundoi me rezultatin 2:0 për turqit.

“Ndihem i nderuar, i falënderoj për mirëpritje. Nuk është i rëndësishëm rezultati i këtij takimi. Ky është si një përgatitje për ndeshjet tona të radhës në kampionatin turk”, ka deklaruar Carlos pas ndeshjes