[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrebeshe shiu, bubullima rënie temperaturash, ky është moti në 5 ditët e ardhshme



 

Gjatë kësaj fundjave në Kosovë do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, derisa në fillim të javës së ardhshme do të jetë me nxehtë por me pasdite të cilat mund të shoqërohen me rrebeshe shiu.

Parashikimi sipas Prishtina Weather: Në fundjavë destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë. Në fillim të javës më shumë diell dhe më nxehtë, pasditeve mundësi për rrebesh shiu.

14.08.2020 – Një depërtim i fushave të presionit të ulët mbi rajon në ditët e fundjavës, sjell destabilizim të motit, ku priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. Ditën e shtunë rrebeshet mund të jenë më intenzive, nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër.

Fillimi i javës sjell sërish masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, që do të kushtëzojnë mot më të nxehtë dhe më shumë diell. Orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullimë.

Nga mesi i javës së ardhshme rikthehen të reshurat e shiut, e temperaturat mund të pësojnë rënie më të theksuar. Sipas parashikimeve të fundit, fundjavën e ardhshme paraqiten tendenca për një valë të të nxehtit që sjell kryesisht kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale edhe mbi 30C.

Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.

15.08 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

16.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në mbrëmje me kthjellime.

17.08 – Më nxehtë, intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

18.08 – Nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

19.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Në fundjavë pësojnë rënie të lehtë, e në fillim të javës rritje. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 30C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme me tendencë të rënies.

Menu Title