[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Rrëfimi prekës i gruas për përjetimet e saj të luftës: Veç një herë jam gëzu, kur më ka diplomu vajza



Viktima e luftës së fundit në Kosovë, ka tronditur me deklaratat e saja në Frontal , ajo ka thënë që nuk është e liruar as nga pagesa e ujit, e rrymës dhe mbeturinave.

“Nuk jemi të liruara as nga pagesa për ujë, as për rrymë, as për mbeturina.” – tha ajo.Ndërsa tutje, ka thënë se ka pasur rast, kur 20 policë i kanë shkuar në oborr, por t’ia marrë orën e ujit. Ndërsa shton se i ka rreth 2 mijë euro borxh për energji elektrike.

“20 policë me kanë hyrë në oborr, u kthyen kujtimet e luftës. Kishin ardhur me marrë orën e ujit. Edhe rrymë i kam mbi 2 mijë euro. Me policë po vijnë me na i marrë këto gjëra. “

Ndërsa shtoi, se këto gjëra po e kthejnë në kohën kur serbët i hynë ngjashëm në shtëpi.

“M’i kanë kujtuar serbët kur kanë hyrë. Njëherë e kam marrë sakicën, iu kam hasur. Njëri nga ata pati me ma mëshu shuplakë. I thashë largohu se boll ma kanë mëshue serbët. Vetëm kur ia përmenda serbet, ai largua.”

Në fund të emisionit, ka thënë se gjatë këtyre dy dekadave, vetëm një herë në jetën e saj është gëzuar, atëherë kur vajza e saj e madhe, diplomoi. Kurse fëmijët e tjerë, nuk pati mundësi t’i shkollonte.

“Për këto 20 vjet, një herë jam gëzuar. Vajza kur më ka diplomuar. Vetëm këtë vajzë e kam shkolluar, fëmijët e tjerë nuk kam pasur mundësi. Semestrat ia kanë paguar të tjerët, ka shkuar në shkollë më libra të të tjerëve. “

Menu Title