.
×

Rrreze Abdullahu: “Zoti ju ruajte prej burrave, se jane ba ma zi se shkijet”!



Vec Sa u bana deshmitare e ketij rasti:
Nje burre mbi të 50-at ia fut nje vajze 17-18 vjecare doren nemes te kembeve. Vajza eshte e shoqeruar më nenen dhe motren, derisa vajza nga tronditja bertet me të madhe, nena e saj I kthehet grushta burrit. Ai i turperuar nga reagimi, vendose doren ne koke dhe ia merr vrapit per mos me pa e njofte kerkush.
Ai iku pas gjestit me te cilin do te masturbohet per dite me radhe, por trauma per vajzen dhe nenen e saj vec thellohet. Pasi gruaja u sigurua se I shpetoi vajzat prej nje burri te rrezikshem, u ul ne dy gjunje dhe nisi me qajte. Shume e tronditur, e trembur, e trishtuar, briste me te madhe se cfare bote eshte kjo?! U ofrova dhe e pyeta nese mundem më ndihmu, ajo me lot ne sy, duke më shiku në driten e syve, me kerkoi me iu pergjegje pyetjes se saj:
“A eshte e mundur me ardhe najhere ne Kosove e mos me mi preke kerkush cikat bre? A eshte e mundur?!”
Nuk I thashe kurgjo, vec u misherova me friken dhe trishtimin e saj. E jetojme per cdo dite.
Duke u largu, me tha:
“Zoti ju ruajte prej burrave, se jane ba ma zi se shkijet”.
Nderkohe, une hapave te mi, perreth plot kalimtare e njerez te dycaneve, peshperisnin per gruan: “eh lopa keqe”, “Po qe siu kthy ai e me ta shkele ne fyt, pernime kjo bertet” etj etj.
Edhe, feministet po ekzagjerojne?!