.
×

Sa e ëmbël! Almeda Abazi publikon videon ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur



Bukuroshja Almeda Abazi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë. Almeda gjithnjë është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku ndan me ndjekësit momente të shumta nga jeta e saj private, shkruan Botapress.info

Vetëm pak minuta më parë ajo ka publikuar një video, ku shfaqet përpara një pasqyre dhe ajo çka na tërhoqi vëmendjen më shumë është barku i saj i rrumbullakosur. Ish-misi shqiptar mban veshur një fustan të zi, të ngushtë dhe duket mjaft natyrale dhe e ëmbël.

Rikujtojmë se prej vitesh Almeda jeton në Turqi bashkë me aktorin e famshëm.

VIDEO