.
×

Sa janë të sigurta objektet në Kosovë? – flet eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta



Eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta, Besian Sinani, ka folur rreth gjendjes në të cilën gjendet Kosova sa i përket sigurisë së objekteve. ”Në Kosovë e kemi një gjendje pak më të mirë. Duhet të ketë një proces të investigimit për të parë nëse është realizuar në bazë të asaj që kërkohet”.

Shumica e objekteve në Kosovë, sidomos në Prishtinë që është dendësia më e madhe nuk kanë një panel teknik. Duhet të bëhet një simulim i tërë këtij procesi e në fund të ketë një certifikatë, që ajo të dëshmojë për shëndetin e secilit objekt”.

”Ne duhet të kemi një investigim e ai duhet të merret nga proceset, që janë organizime cilësore – pra duhet të ketë një organizatë të shtetit. Në kuadër të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është një departament. Duhet qenë të përgatitur profesionalisht për këto objekte. Sepse ka lloj lloj objektesh. Shumicën e rasteve në Prishtinë ndërtesat e kanë kthyer ndryshe sistemin strukturor”.