.
×

Sadbere Gagica Spahija: Heshtja



Nëpër fjalët e stinëve
Ngjyrat e trëndafileve
Çdo natë në syët e hënës
Të thërras në shtratin tim
O vagru im
O lot edhe qiellit i mungon
Bjeshkët janë të shurdhura
Nga shushurima e shiut
Rrugët e humbura pa adresë
Uret u ndan në dysh
Një dorë këtej një andej
Jeta ska kuptim
Heshtje….
Erdha si dallendyshe e ngrirë në kreshtë
Bora kujtimet mi zgjon
Rrëfim jete pa jetë
Një zë bërtet tjetri hesht
Dridhen telat e akordeve
Si hije më ndjek
Ti më vjen ngadal
Si pikë ves….
Sa herë
Hëna ëndrrat e mia mi vjedh
Unë behem lule trëndafili
Qe shiu leht më lëpin….