[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Saim Tahiraj: Na zhgënjeve Vjosë! 



 
   
Posa u njoftuam mbrëmë në KTV se do jetë në intervistë Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së 
dhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, me padurim e pritem kohen se kur do fillonte intervista. Kjo 
kurreshtje ishte për dy arsye: e para, se ajo është funksionare e lartë e partisë e cila kishte edhe 
qendrime të kundërta me të gjitha strukturat e LDK-së, dhe e dyta, sepse një kohë kogja të gjatë 
për momentumin politik, kishte heshtur.  
Kur filloj emisioni, më bëri përshtypje negative që në fillim se, pse bash në KTV dhe me këta 
gazetarë të cilët janë bërë mbështetësit kryesorë të propagandës majtiste të VV-së? Mgjithatë 
edhe kjo kaloj, sepse, për mua, më me rëndësi ishte se çka po thot Vjosa. Që nga fillimi i 
intervistës e deri në fundë, shpesh fshija sytë dhe shiqoja me habi, se a është metëvërtetë kjo 
Osmani?  
Përgjigjëja ishte se në ekran ishte vet Vjosa, dhe e tër intervista e sajë ishte sikur po flet një 
funksionare e lartë e me kompetencë e VV-së. Të gjitha ato akuza, në drejtim të strukturave të 
LDK-së, përmes KTV-së, kësaj kuzhine propaganduese te VV- së, logjika e shëndoshë nuk mundë 
ta kuptoj si e pse? Nënkryetarja e LDK-së këto kritika të cilat, edhe nëse jenë reale, nuk paska 
mundësi ti paraqes në organet më të larta të partisë sonë por ka zgjedhur këtë kuzhinë 
propaganduese kundër vet shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Pse e zgjodhe këtë formë dhe 
këtë vend komunikimi asisojë? Në tër intervisten tuaj tek ju zonjë, nuk e pave të arsyeshme as 
edhe më të voglen kritikë për veprimet e sharlatanit Kurti si kryeminister tashmë në detyrë. Nuk 
reagove për shkarkimin e ministrit Veliu, nënkryetarit të LDK-së. I kuptojmë raportet tuaja 
përsonale me Veliun, por nuk guxojnë të preken ato raporte institucionale për egon tënde 
private. Nuk i kuptove, se ato janë më të rëndësishme se sa interesi i LDK-së, që si parti, shpesh 
herë ra viktimë e përkohshme për interesin e shtetit.  
Si nuk reagove, se me këtë shkarkim u shkel ashpër marrveshja në mesë dy partive? U keqpërdor 
LDK-ja dhe se autoriteti i partisë është më i lartë se inatet e juaja të çfardo lloji. Nëse nuk 
reagove për Veliun, atëherë pse nuk e bëre këtë për Zëvendës Kryeministrin Hoti. Apo nuk do ta 
bësh edhe nëse shkarkohet e tër partija një nga një. Vjosë e nderuar, ti duheshe të reagoje për 
LDK -në  e para dhe ta mbroje autoritetin e saj! Nuk reagove as atëherë kur monarku i fundit e 
shkeli kushtetuten, dhe ti heshte si eksperte e kësaj fushe! Si nuk reagove kur sapo filluan të 
rikapen bordet nga sovrani fillestarë për të ndjekur njëlloi logjiken argatëve të vjetër zhvatës?  
Në tër ntervistën tuaj nuk e pave të arsyeshme ta thuash asnjë fjalë ku kritikohen këto veprime 
të kqija. Se qele gojën me asnjë fjalë të vetme për fushaten e ashpër e të egër kunder LDK-së nga 
militantët e VV, duke i përfshirë edhe ata fallco në emër të saj, e të kordinuara edhe me 
neokomunistet dhe neootomanët e vjetër e të rinjë si mga  Shqipria, Kosova, Maçedonia, madje
islamik aq të rrezikshëm në çdo kohë. Po ju shkruaj të gjitha këto për një arsye të thjeshtë, Ne 
ishim kritikuesit më të zëshëm kundër Isa Mustafës, kur mendonim se po dëmtonte partinë dhe 
përkrahësit tuaj të fuqishëm pro saj.  
Ju mështetëm duke menduar e llogaritur në përsonin e duhur për reforma të thella në LDK. Ju 
mbështetëm fuqishëm edhe në zgjedhjet nacionale në Kosovë. Ju votuam dhe tubuam vota të 
shumta për Juve. E bëmë këte sepse ju besuam dhe duke ju besuar ndërtuam shpresa të forta 
për ndryshime të mëdha. Me paraqitjen tuaj mbram në KTV, e vratë këtë besim dhe bashkë me 
besimin e vratë edhe shpresen! Por mbi të gjitha e dëmtuat vet-veten dhe hodhët një kilogram 
ngjyrë të zezë në oqeanin e madh ku nuk mund ta dëmtoni. Madhështija jonë e pa lëkundur 
vepron pa u ndalur tani e 30 vjet. 
Menu Title